INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapen dy zyra të reja në njësinë 5 për karta ID

Hapen dy zyra të reja në njësinë 5 për karta ID

Publikuar më: 14:48 18-03-2019

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme hapën dy zyra të reja për aplikimin për mjetet biometrike të identifikimit në njësinë numër 5. Në këtë mënyrë, qytetarët e kësaj njësie në kryeqytet nuk do të duhet të presin në radhë për t’u pajisur me letërnjoftimet e reja.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministrat Sandër Lleshaj dhe Pandeli Majko panë nga afër mjediset e reja, të cilat trefishojnë kapacitetet e shërbimit ndaj qytetarëve.

“Njësia 5 ka kaluar nga 3 sportele në 8 sportele, pra thuajse kemi trefishuar qasjen për të gjithë qytetarët që marrin shërbim në 4-5 minuta”, tha Veliaj.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh se falë këtij investimi është hedhur një hap i rëndësishëm për të tejkaluar emergjencën fillestare për aplikimet për letërnjoftime. “Me këtë zyrë kemi përmbyllur situatën emergjente që kemi patur në njësinë 5 dhe me hapjen e dy qendrave”, tha Majko.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033440589904785