INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapen dyert e Brukselit për Ballkanin? Mogherini: Të çelen negociatat me Tiranën e Shkupin

Hapen dyert e Brukselit për Ballkanin? Mogherini: Të çelen negociatat me Tiranën e Shkupin

Publikuar më: 14:45 13-12-2018

“Bashkimi Europian duhet të hap negociatat me Tiranën e Prishtinën”. Kjo ishte deklarata që përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, bëri të mërkurën në një sesion të Parlamentit Europian (PE). Shefja e diplomacisë evropiane bëri të qartë se përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Europian është një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme të bllokut.
“Unë nuk do të kaloj nëpër të gjitha prioritetet gjeografike dhe konfliktet aktuale, por më lejoni të përmend tre pika si një çështje prioritetesh. Së pari, Ballkani Perëndimor. David [MacAllister], nuk mund të pajtohem më shumë me raportin. Qëllimi ynë i përbashkët është të sjellim të gjithë Ballkanin brenda Bashkimit Evropian. Kemi dy detyra urgjente përpara nesh: të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur me miqtë tanë në Beograd dhe Prishtinë, në mënyrë që ata të arrijnë një marrëveshje të plotë ligjore për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre dhe më në fund duhet të hapim negociatat e pranimit me Tiranën dhe Shkupin "tha Mogherini.
Anëtarët e Parlamentit Europian miratuan dy rezoluta mbi politikat e përbashkëta të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes në të cilat ata bëjnë thirrje për themelimin e një Këshilli të Sigurimit të BE-së dhe një ndryshim në sistemin e vendimmarrjes nga njëzëri në shumicën e votave.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555