INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapen kishat e Sri-Lankës për meshën e parë pas sulmeve

Hapen kishat e Sri-Lankës për meshën e parë pas sulmeve

Publikuar më: 14:05 12-05-2019

Muajin që kaloi ndodhi një ngjarje tragjike në Sri Lanka, ku humbën jetën shumë persona. Besimtarët katolikë kanë marrë pjesë sot në meshën e parë pas ngjarjes që ka ndodhur në Sri Lanka, ku mbetën të vrarë 250 persona.
Policia ka qenë prezente në hyrjen e kishës “Saint Lucia” të Kolombias, e cila është një nga kishat më të mëdha në këtë shtet. Ajo ishte e mbushur me besimtarë katolikë, përfshirë shumë prej tyre që kanë humbur pjesëtarët e tyre të familjes gjatë këtij shpërthimi që ndodhi me datën 21 prill, ku përgjegjësia është marrë nga Shteti Islamik.
Policia ka kontrolluar imtësisht të gjithë njerëzit që morën pjesë në këtë meshë, ku atyre nuk ju lejoheshin që të kishin çanta me vete dhe rrugët ishin të bllokuara nga ushtarë dhe policë.
Të gjitha shkollat kanë qenë të mbyllura, por nxënësit që ndjekin mësimin në shkolla publike u kthyen në bankat e shkollës javën e kaluar. Kampuset ruheshin nga policia dhe nga prindërit u kërkua që çantat e fëmijëve t’i zëvendësojnë me qese të tejdukshme. Gjithsesi, shumë fëmijë dhe studentë po mungojnë për arsye sepse ata kanë frikë se mos bëhen pjesë e ndonjë sulmi tjetër të papritur.
Ndërsa, shkollat katolike private, të cilat kanë qenë të mbyllura nga datat e sulmeve, priten që të hapen të martën e ardhshme.
Sipas “The Guardian”: Në qytetet kryesore të vendit akoma vërehet një prani e madhe e policisë dhe ushtrisë. Forcat e sigurisë po vazhdojnë kërkimet për personat e dyshuar që e organizuan dhe kryen një ndër sulmet më të përgjakshme në histori të këtij shteti.

Article Logic
Execution time: 0.0039968490600586