INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapen klasat e para për mësimin e gjuhës shqipe në Çamëri

Hapen klasat e para për mësimin e gjuhës shqipe në Çamëri

Publikuar më: 21:42 05-12-2016

Në krahinën e Çamërisë, fëmijët e emigrantëve dhe jo vetëm, tashmë kanë mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe për herë të parë pas më shumë se shtatë dekadash. Jo në një, por në shkollat publike të dy qyteteve Atika dhe Arta. Është kryetarja e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Anila Kila, e cila ka dhënë këtë lajm të mirë për marrjen e lejes për fillimin e mësimeve të gjuhës shqipe në këto shkolla. Kryetarja e LMSHG-së, ka falenderuar autoritet e bashkive në dy qytetet si dhe mësuesit e angazhuar në këtë mision.

Puna serioze e mësuesve dhe e organeve drejtuese të LMShG-së ka bërë që ata të fitojnë besimin e pushtetit lokal në Greqi dhe të vazhdojnë mësimdhënien pa asnjë problem nga ana e tyre. Kursi i gjuhës shqipe në shkollën publike të qytetit të Artës do të jepet nga mësuesja Sonila Todo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032138824462891