INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapen portat e tre HEC-ve, rrezikohen banorët

Hapen portat e tre HEC-ve, rrezikohen banorët

Publikuar më: 15:05 08-11-2016

Prurjet e shumta nga reshjet intensive të orëve të fundit kanë bërë që të hapen portat e HEC-eve në Shkopet dhe Ulëz. Sipas informacioneve të Shtabit të Emergjencave Civile në Lezhë, po shkarkohet me 1 mijë metër kub në sekond. Shkarkimet kanë sjellë situatë të rënduar në lumin Mat, në të cilin është rritur niveli i ujit, dhe rrezikon përmbytjen e zonës së Shënkollit.

Hapen portat e shkarkimit nga HEC e Ulëzës dhe Shkopetit. Kjo ka sjellë rritje të menjëhershme të nivelit të lumit Mat duke sjellë alarm për përmbytjen në zonën e Fushë- Kuqes por dhe në Lezhë.

Prurjet janë shumë të mëdha. Niveli i shkarkimeve prite të jetë mbi 1 mijë metra kub ujë. Situate po monitorohet nga emergjencat civile.

Argjinatura e lumit Mat nuk paraqet problematikë por frika e përmbytjeve është tepër e madhe për shkak të prurjeve të mëdha të ujit.

Problem në Zejmen, dalja nga shtrati e kanalit të ujrave ka përmbytur qindra ha tokë dhe dhjetra banesa janë përmbytur nën ujë

Article Logic
Execution time: 0.0020971298217773