INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapet gara për Asamblenë e Partisë Socialiste në Sarandë, ja emrat që konkurrojnë

Hapet gara për Asamblenë e Partisë Socialiste në Sarandë, ja emrat që konkurrojnë

Publikuar më: 12:31 17-02-2018

Asambleja e Partisë Socialiste në Sarandë ka hapur garën për të përzgjedhur kryetarin e ri që do drejtojë këtë parti.

Jonida Avduli e cila ka mbajtur deri tani postin e kryetares është emëruar drejtoreshë Hipoteke në Sarandë e për rrjedhojë ka lindur nevoja e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Neësbomb ka zbuluar  7 emrat që janë përfshirë në garë. Ata janë; Krenar Islamaj, biznesmen i njohur në qytet (drejtues i grupit Islamaj, pronar i disko Mango, i disa karburantet etj ). Gjithashtu në garë për të marrë kreun e PS Sarandë është Leonidha Cavo, drejtor i Shërbimeve Sociale në Bashki, i cili përfaqëson një model të intelektualëve në Sarandë.

Kandidati i tretë është Ardi Kola, ish-sportist i qytetit, një i ri me vizion. Gjithashtu pjesë e listës së kandidatëve për kreun e PS janë,  Genta Mara, ish-zv.ministre te ministria e Mirëqenies Sociale,  Nikolica Qofiri, Eleron Gjoni, ish-drejtor në doganë e Mariel Murati, ish-drejtor i ALUIZNI-t Sarandë.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996