INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapet konkursi, 33 kandidatë të gatshëm për vendin e Haki Çakos

Hapet konkursi, 33 kandidatë të gatshëm për vendin e Haki Çakos

Publikuar më: 08:50 24-01-2018

Ka nisur në ambientet e Akademisë së Sigurisë, konkursi i 33 oficerëve të lartë të policisë të cilët kërkojnë të marrin gradën ‘Drejtues i Parë’.

Kjo gradë është kusht që më pas fituesit e këtij konkursi të mund të kandidojnë për të zënë vendin e lënë të lirë pas shkarkimit nga Haki Çako, raporton Syri.net

Konkursi ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe nga 33 kandidatët vetëm 5 prej tyre do të mund të marrin gradën madhore.

Konkursi është me dy faza, me shkrim që ka nisur në mëngjes dhe me gojë. Në fazën e dytë do të kalojnë vetëm ata që e kalojnë fazën me shkrim.

Article Logic
Execution time: 0.0040121078491211