INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapet kulla e sahatit në Tiranë [FOTO]

Hapet kulla e sahatit në Tiranë [FOTO]

Publikuar më: 12:17 07-06-2016

Përfundon restaurimi i Kullës së Sahatit të Tiranës dhe muzeu brenda saj.
Kjo pikë e trashëgimnisë kulturore është hapur dhe pritet që të vizitohet nga shumë turistë vendas dhe të huaj. Ajo tashmë do të jetë e hapur edhe për publikun. Çdokush që dëshiron të shohë Tiranën nga maja e kullës mund të përshkojë 90 shkallët e saj në formë spiraleje, në një lartësi prej 35 metrash për të soditur qëndrën e kryeqytetit nga një kënd tjetër dhe të shijojë ambjentet e muzeut në brendësi të saj.

Në ceremoninë e rihapjesë morrën pjesë Ministria e Kulturës dhe kreu i Bashkisë së Tiranës. Veliaj e cilësoi kullën e sahatit si simbolin e kryeqytetit.
“Disa gjëra janë të përkohshme, si cic-micet e ditës, debatet e konfliktet, megjithatë ka disa gjëra të tjera që jetojnë gjatë dhe Sahati i Tiranës është një ndër ato simbole që na kujton se pavarësisht se çfarë ndodh në jetën tonë, ai do të mbetet këtu edhe kur të mos jemi ne. Ndaj besoj se duhet të investojmë gjithnjë e më shumë për gjëra që mbeten në jetën e secilit prej nesh, se sa për gjëra kalimtare me të cilat ndonjëherë harxhojmë shumë kohë e debate të kota”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës falënderoi edhe donatorët që bënë të mundur restaurimin e këtij monumenti kulture. Ndërsa Ministrja Mirela Kumbaro, theksoi se monumenti, përveç vlerave historike është edhe dëshmi e trashëgimisë tonë kulturore.

Kulla e Sahatit është monument kulture i kategorisë së parë. Fillesat e ndërtimit të Kullës së Sahatit 2 shekullor janë që nga viti 1822 me iniciativën e Haxhi Et’hem Beut, i ndihmuar edhe nga qytetarë.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221