INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapet qarkullimi Vorë-Kthesa e Rinasit! Drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin kalimin në disa akse të tjera

Hapet qarkullimi Vorë-Kthesa e Rinasit! Drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin kalimin në disa akse të tjera

Publikuar më: 11:26 21-10-2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë se ka përfunduar rehabilitimi dhe është hapur qarkullimi në segmentin rrugor Vorë-Kthesa e Rinasit. Ndërkohë, vazhdojnë punimet për segmentin tjetër Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë, e cila vijon të mbetet e bllokuar.
“Ndërhyrja e shtresave asfaltike në segmentin Vorë-Kthesa e Rinasit ka përfunduar. Segmenti në fjalë është hapur tanimë për kalimin e mjeteve, me sinjalistikë dhe vijëzim provizor. Ndërkaq, kujtojmë median dhe opinionin publik se segmenti tjetër Kthesa e Rinasit – Fushë Krujë është i bllokuar dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes rehabilituese. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren” njofton Autoriteti Rrugor.
Banorët rezidentë të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë. Ndërkohë mjetet e transportit të mallrave/kamionet që udhëtojne nga Shkodra, Lezha në segmentin Milot – Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit, duhet të ndjekin drejtimin e Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës. Dogana e Tiranës është e aksesueshme nga ana e Vorës. Mjetet mund të aksesojnë Doganën vetëm nëpërmjet segmentit rrugor Vorë – Dogana e Tiranës për të kryer shërbimet doganore dhe të kthehen përsëri në drejtim të Vorës. Rruga është e hapur gjithashtu për të gjitha automjetet që duan të kryejnë shërbimet e Kontrollit Periodik të automjeteve vetëm nëpërmjet drejtimit të Fushë Krujës.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021