INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Hapet “Shtëpia e tifozëve” në Perros Guirec

Publikuar më: 08:49 09-06-2016

Federata Shqiptare e Futbollit ka inauguruar mbrëmjen e së mërkurës “Shtëpinë e tifozëve” në Perros Guirec. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë të gjithë lojtarët e kombëtares, stafi si dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe zyrtarë të tjerë.

“Shtëpia e tifozëve” do të jetë një mundësi për shqiptarët që ndodhen pranë kombëtares, por edhe për banorët e qytezës, për të blerë produktet zyrtare të skuadrës kombëtare, fanella, tuta etj. apo edhe suvenire të ndryshme si varëse çelësash, USB, syze gazmore, shkumësa kuqezi, kapele, me logon e FSHF.

Po ashtu, të ftuar ishin edhe personalitete të Perros Guirec, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë. Një organizim i tillë po përgatitet edhe në Marsejë, ku Shqipëria do të luajë kundër Francës.

Article Logic
Execution time: 0.0032968521118164