Bashkia e Tiranës pritet të inaugurojë sot hapjen e Unazës së re Të Tiranës në kryeqytet, dy ditë para nisjes së vitit të ri shkollor. Kjo unazë do të lidh shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe do lehtësojë trafikun e automjeteve në aksin Durrës – Tiranë – Elbasan. Ka qenë vet kryeministri Edi Rama ai që ka bërë të ditur lajmin ndërsa përshëndetur shqiptarët me një video ku shfaqen pamjet e kësaj unaze. e cila sipas Ramës “Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë 3 kalime këmbësorësh nga zona e Kristalit në Selitë, ashensor për Personat me aftësi të Kufizuar në mbikalim, si dhe 12 hyrje-dalje”, shkruan Rama në facebook.