INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Hapet tuneli me i madh hekurudhor në botë, kalon nga Hollanda në Itali [VIDEO]

Publikuar më: 10:05 01-06-2016

Hapet sot zyrtarisht në Zvicër tuneli më i gjatë dhe më i thellë në botë. Pas dy dekadash punë për ndërtimin e tij, 57 kilometër, tuneli do të lidhë në rrugë hekurudhore europën veriore me atë jugore, duke kaluar nga Roterdami i Hollandës në Genova të Italisë. Tuneli shihet si revolucion në transportin evropian të mallrave. Projekti ka kushtuar 12 miliardë euro. 57 kilometër, tuneli do të sigurojë një lidhje hekurudhore me shpejtësi të lartë nën Alpet zvicerane mes Europës veriore dhe asaj jugore.

Zvicra thotë se ky tunel do të revolucionarizojë transportin evropian të mallrave, i cili cili aktualisht kryhet me një milion kamionë në vit. Tuneli shkon deri në 2.3 km nën sipërfaqen e maleve e shkëmbinjve me temperatura që arrijnë deri në 46 gradë Celsius. Kur shërbimet e plota të fillojnë në dhjetor, koha për udhëtarët mes Zyriut dhe Milanos do të reduktohet nga një orë deri në dy orë e 40 minuta.

Rreth 260 trena mallrash dhe 65 pasagjerësh do të kalojnë përmes tunelit në më pak se 17 minuta.

Tuneli i ri ka ndryshuar klasifikimin botëror dhe për pasojë tuneli hekurudhor Seikan në Japoni prej 53.9 km radhitet në vendin e dytë dhe ai që lidh Britaninë e Madhe me Francën, Channel Tunnel, klasifikohet në vendin e tretë.

Në hapjen e madhe të tunelit pritet të marrin pjesë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez François Hollande dhe kryeministri italian Matteo Renzi.

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484