INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapet varri i Aleksandërit legjendar, shokohen arkeologët nga ajo çfarë gjejnë

Hapet varri i Aleksandërit legjendar, shokohen arkeologët nga ajo çfarë gjejnë

Publikuar më: 16:00 22-07-2018

Arkeologët kanë hapur varrin ku mendohet se ndodhej trupi i Aleksandërit të Egjiptit, themeluesit të qytetit legjendar me të njëjtin emër.

Arkivoli nga graniti i lart dy metra e gjysmë, është gjetur pesë metra thellë, derisa po bëheshin disa hulumtime arkeologjike, ndërsa u hap me vështirësi shkaku i peshës prej 27 tonelatash.

aa_1532257704-5615626.jpg

Përkundër pritjeve që brenda ta gjejnë trupin e Aleksandërit të Madh, egjiptologët mbetën të hutuar kur gjetën tre trupa, në ujë të turbullt që besohet të jetë shkaku i procesit të dekompozimit.

Sekretariati i Ministrisë së Antikiteteve e ka konfirmuar rastin, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet se brenda sarkofagut kishte ndonjë mallkim, i cili do t’i godiste të parët që ndodhen pranë.

“Brenda janë tri trupa, që nuk dihet se kujt i përkasin. Asnjë mallkim nuk ishte brenda dhe punonjësit shpëtuan pa asnjë lëndim”, thuhet në raport.

aaa_1532257710-2839102.jpg

Në anën tjetër, thuhet se trupat nuk i përkasin familjeve mbretërorë të Polemeut apo Romës, teksa nuk besohet se ishin të pasur apo njerëz të shkuar.

Fakti që nuk kishin asnjë stoli ari apo argjendi dhe ishin bashkë në një varr, e bën gjetjen dhe më misterioze, ndërsa nuk pritet të ketë përgjigje së shpejti.

“Të tre trupat janë të meshkujve, që besohet të kenë qenë ushtarë. Njëri prej tyre, e ka një plagë të shigjetës në kafkë”, deklarojnë arkeologët.aaaa_1532257718-1111270.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033237934112549