INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapi zjarr ndaj policisë dhe terrorizoi Gjirokastrën, vritet nga RENEA 35-vjeçari

Hapi zjarr ndaj policisë dhe terrorizoi Gjirokastrën, vritet nga RENEA 35-vjeçari

Publikuar më: 15:49 28-10-2018

Vritet nga Renea 35-vjeçari i cili këtë të dielë terrorizoi Gjirokastërn duke hapur zjarr ndaj policisë. Pas disa orësh kërkimesh dhe shkëmbim zjarri me policinë, 35-vjeçari Kostandinos Kaçifa policia bën me dije, ai mbeti i vrarë

“Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat special” thuhet në njoftimin e policisë.

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçif.

Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nen drejtimin e Prokurorise.

Article Logic
Execution time: 0.004080057144165