Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kanë nisur një axhendë intensive diplomatike me parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Ata kanë zhvilluar disa takime gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së që u zhvillua në Vjenë.
Me anë të postimi në ‘Facebook’, Balla është shprehur se mbizotëron fryma pozitive në mbështetje të zgjerimit. Sipas Ballës, nesër miratohet deklarata e Konferencës
‘Mbizotëron fryma pozitive në mbështetje të zgjerimit dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë. Ky ishte mesazhi gjatë ditës së parë të Samitit të Presidentëve të Parlamenteve Europiane. Nesër miratohet deklarata e Konferencës. Parlamentet kanë një rol të rëndësishëm në shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e negociatave. Në disa vende anëtare si Gjermania apo Holanda konsultimi i qeverisë me parlamentin është i detyrueshëm, përpara sesa të shprehen në Këshillin Europian’, shkruan Balla.