INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapja e negociatave. Gjosha, u shtuan kushtet Shqipëria rrezikon edhe në 2019 [VIDEO]

Hapja e negociatave. Gjosha, u shtuan kushtet Shqipëria rrezikon edhe në 2019 [VIDEO]

Publikuar më: 16:32 27-06-2018

Shqipërisë i shtohen kushtet nga Brukseli për të hapur negociatat. Kështu deklaron në një intervistë për IN News Ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. 

Klajda Gjosha:
“Nga 5 kanë shkuar në 13 dhe unë kam frikë se në muajt në vijim kushtet do tgë vazhdojnë të shtohen”.
Një prej kushteve të reja thotë Gjosha është edhe ai i menaxhimin e azilkërkuesve, çka kërcënon direkt edhe rivendosjen e vizave të Shqipërisë me zonën Shengen.
Klajda Gjosha:
“Një nga kushtet më kryesore është çështja e azilkërkuesve shqiptarë. Dhe ajo cka ëhstë më e dhimbshme është se Këshilli thotë se nëse nuk do të kemi ndalim të azilkërkuesve do të ketë rikthim të vizave”.
Me e keqja në kushtet e reja të Brukselit thotë Klajda Gjosha është kërkesa për ratifikim nga parlamentet e vendeve të BE vendimi për hapjen e negociatave.
Klajda Gjosha:
“Ratifikimin e vendimit të negociatave nga parlamentet e vendeve anëtare përpara se Këshilli të marrë një vendim të tillë. E imagjinoni sa procedura i janë shtuar Shqipërisë drejt çeljes së negociatave”.
E në këto kushte ish ministrja e integrimit thotë se vendi e ka të pamundur që vendi të marrë një PO nga vendet e BE në qershorin e 2019.
Klajda Gjosha:
“Kjo për mua do të thotë se Shqipëria edhe në 2019 do ta ketë të pamundur të negociatat”.
Gjosha nuk fsheh zhgënjimin për këto hapa të mëdhenj pas në ecurinë e vendit drejt bashkimit evropian. Ndaj dhe shtyrja me një vit i vendimit për hapjen e negociatave e konsideron të rrezikshëm për stabilitetin e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0034811496734619