INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapja e negociatave me BE. Bushati, prova e parë nisi që sot

Hapja e negociatave me BE. Bushati, prova e parë nisi që sot

Publikuar më: 10:39 03-12-2018

Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE kërkon struktura të reja. Ndaj qeveria shqiptare ka vendosur që të fillojë punë, ndërsa në Qershor pret dhe vendimin final nga Brukseli për këtë proces. Për këtë qëllim Ministri i Europës dhe Punëve Jashtme, Ditmir Bushati, organizoi sot një takim konsultues për ngritjen e strukturës për zhvillimin e negociatave me BE-në.

Mbledhja u organizua në ministrinë e Jashtme. Bushati theksoi se ekipi negociator do të përbëhet nga 7 anëtarë. Testi i seriozitetit për këtë proces ishte që në këtë takim për Ministrin Bushati.
Ditmir Bushati:
“E kërkova këtë takim në 8 të kuptoja gatishmërinë”.
Ndërkohë Ministri, teksa u shpreh më tej i zhgënjyer nga angazhimi i bashkive.
Ditmir Bushati:
“Kemi nisur punën përgatitore për procesin screening. Por jam i zhgënjyer nga angazhimi i bashkive në këtë proces. Bashkitë duhet të jenë aktive në këtë proces. Janë ato që japin shërbimet kryesore ndaj qytetarëve. Është zhgënjyes fakti se pavarësisht se janë financuar euro nga BE për zyrat e integrimit, është koha finale për të rishikuar edhe njëherë termat. Për të shikuar ato institucione që janë gati për tu përfshirë në këtë proces”.

Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783