INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapja e negociatave, Ministri gjerman skeptik: Plotësoni kushtet e kërkuara nga Brukseli

Hapja e negociatave, Ministri gjerman skeptik: Plotësoni kushtet e kërkuara nga Brukseli

Publikuar më: 11:08 19-09-2018

Shqipëria ende e pasigurtë për hapjen e negociatave. Qershori i vitit 2019 nuk është garanci për hapjen e negociatave dhe kjo është konfirmuar nga ministri gjerman Heiko Mass në krah të homologut të tij shqiptar Ditmir Bushati. në një konferencë për shtyp Mass kërkoj nga vendi ynë plotësimin e të gjitha kritereve të kërkuara nga Brukseli si e vetmja rrugë për të bindur skeptikët e Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Mass, ka thënë se Shqipëria është më afër se kurrë anëtarësimit në BE. Në një konferencë për media së bashku me homologun shqiptarë Ditmir Bushati, është shprehur se Shqipëria është pranë anëtarësimit në BE.

 "Ka një entuziazëm që do na duhej edhe ne në BE. U mor në qershor një vendim për nisjen e mundshme të bisedimit. Mendoj që ka qenë një angazhim kurajoz , dhe për këtë Shqipëria mund të jetë krenare. Qershori i vitit 2019, nuk është automatizëm, kriteret janë të ditura dhe të qarta. Në përpjekje të reformave, duhet të binden skeptikët. Të forcohet shteti ligjor dhe të vijojë reforma në Drejtësi. Në vitet e fundit, Shqipëria ka dalë me Reformën në Drejtësi me një hap gjigant. Janë verifikuar gjykatës dhe prokurorë që vendosin kriteret përtej luftës për krimin e organizuar. Do vijojmë ta mbështesim Shqipërinë në këto reforma. Ditmir, ju mund të mbështeteni tek Gjermania. Në fund të ditës do t’ja vlejë të shfrytëzojmë shanset , perspektiva për anëtarësimin është më afër se kurrë. Besoj se do t’ja dalim"- u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarët, për një marrëveshje me Kosovë-Serbi për korigjimin e kufinj, Mass ka thënë se ekziston frika për një shkëmbim të mundshëm, por ka siguruar se Gjermania jetë skeptike në këtë aspekt.
Ekziston frika që të mëbrrihet në shkëmbimin e zonave midis kosovës dhe serbisë dhe ekziston frika e një efekti domino, frikë që ne e kemi perceptuar, ndaj ne jemi dhe skeptik, por duhet të zgjidhet në mënyrë të tillë që mos të shkaktohen probleme të tjera përvec atyre që janë. Nëse korrigjimi i kufijve ëhstë pjesë e kësaj zgjidhje.
Ndërkohë Bushati u shpreh se qeveria ka oferta për të mbështetur procesin e vettingut në trupën gjygjësore si dhe të prokurorisë. Ai ka thënë gjithashtu se ka mbështetjen e aleatëve ndërkombëtar për ta përmbushur këto procesë dhe ekspertizë, në këtë mënyrë do të shërohen plagët e sistemit të drejtësisë.


"Ka një ofertë nga qeveria. Ka një ofertë në tavolitë për të mbështetur procesin e vettingut në trupën e gjyqësorit dhe prokurorisë.
Po kështu ka një ofërtë në tavolinë për përfundimin e reformës zgjedhore. Ka vullnet dhe dashamirsi nga aleatët ndërkombëtare, për ta mbëhstetur këtë procese dhe me ekspertizë.
Po ka një ofertë në tavolinë edhe për opozitën se si do të shërohet nga plagët sistemi i drejtësisë, e kam fjalën për shkollën e magjistraturë. Ka disponilitet për të dialoguar.

Ne po punojmë që në qershor të vitit tjetër të fillojmë bisedimet për anëtarësim. Procesi s’rinin do fillojë javën e ardhshme"- është shprehur Bushati.

bushati.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0024409294128418