INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapja e portave të hidrocentraleve, KESH: ‘Përmbytjet në fshatra si pasojë e shiut’

Hapja e portave të hidrocentraleve, KESH: ‘Përmbytjet në fshatra si pasojë e shiut’

Publikuar më: 12:16 05-03-2018

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka publikuar së fundmi njoftimin me raportin për situatën e hapjes së portave në hidrocentralet e Fierzës, Vaut të Dejës dhe Komanit.

Sipas Kesh është përballuar me sukses niveli i lartë i prurjeve duke depozituar 27 milionë m3 ujë të cilat nëse nuk do ishin rezervuar, do ti bënin përmbytjet të pashmangshme.

Duke saktësuar opinionin publik Kesh gjithashtu ka cilësuar se përmbytjet në disa fshatra Oblike, Gorice dhe Obot kanë ardhur si pasojë e rreshjeve të dendura dhe rrjedhimisht jo ashtu si janë pasqyruar në disa media ku citohet se shkaku i përmbytjes janë prurjet në nivele të larta në hidrocentrale.

Informacion i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare:

Në zbatim të Rregullores së Trajtimit të Plotave në bazën ujëmbledhëse të Lumit Drin dhe në përputhje me vendimet e Komisionit të Trajtimit të Plotave, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, që prej datës 28 Shkurt po zbaton një rregjim racional operimi që konsiston në ngarkimin maksimal të mundshëm të agregatëve për prodhim energjie elektrike dhe kryerjen e shkarkimeve të kontrolluara nga HEC-et e në Kaskadës se Drinit.

Gjatë pesë ditëve të fundit, si rrjedhoje e reshjeve të shumta dhe rritjes së temperaturave që shkaktuan shkrije të një pjese të madhe të dëborës së rënë nën 800 metër lartësi, veprimtaria operacionale e KESH mundësoi përballimin e plotave të mëdha të prurjeve që arritën deri në 2,000 m3/sek në Fierzë, 1,200 m3/sek në Koman dhe 550 m3/sek në Vau Dejës. Gjatë këtyre ditëve, Korporata jo vetëm që ka arritur programin më të madh të prodhimit ditor të realizuar ndonjëherë por ka rezervuar/mbajtur në rezervuaret e HEC-eve të kaskadës rreth 27 milion m3 ujë të cilat nëse nuk do ishin rezervuar, do ti bënin përmbytjet të pashmangshme.

Siç sanksionohet në Rregulloren e Trajtimit të Plotave, shkarkimet e kryera nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare jo vetëm që janë gjithnjë më të vogla se prurjet natyrale në Kaskadë, por për periudhën 2-4 Mars 2018, në përputhje me funksionin e digave si mjet për minimizimin e efektit përmbytje në ultësirën e nënshkodrës, por mbi të gjitha në përmbushje të rregullores që garanton sigurinë e veprave, shkarkimet e realizuara nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare nëpërmjet HEC-it fundor të kaskadës së lumit Drin kanë qenë -si asnjëherë tjetër- më pak se 50% të prurjeve natyrale në kaskadë.

Gjatë orëve të fundit është vënë re një reduktim i nivelit të prurjeve dhe rrjedhimisht KESH ka zvogëluar dhe sasinë e shkarkimeve të kontrolluara pa prodhim energjie.

Të dhënat hidroenergjitike të Kaskadës së Drinit sot më date 5 Mars 2018 ora 10:00 janë:

FIERZA: Kuota 293.78m  | Prurjet=1,230/sec

KOMANI: Kuota 173.34m  | Prurjet=400m3/sek

V.DEJES: Kuota 74.80  | Prurjet=250m3/sek

Nga HEC-i fundor i kaskadës (Vau Dejes) aktualisht shkarkohen pa prodhim energjie 800 m3/s.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, KESH po prodhon në kapacitet të plotë me 13 agregatë në tre hidrocentralet dhe me prodhim ditor mbi 28 milion kilovat/ore.

Referuar disa pretendimeve të ngritura në media nga funksionarë politik për pëmbytje të disa parcelave në Njësinë Administrative Ana e Malit (fshatrat Oblike, Gorice dhe Obot), KESH sqaron opinionin publik se në këto zona ka patur përmbytje të disa parcelave por ato kanë ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut të datës 2 Mars 2018 dhe nuk kanë lidhje me programin e shkarkimeve të kontrolluara nga Korporata.

Këto parcela ndodhen në kuota shumë të ulta (thuajse në nivelin e shtratit të lumit Buna) dhe çdoherë që ndodhin reshje të dendura shiu kanalet kulluese bëjnë funksionin e kundërt, marrin ujë nga Buna dhe e shpërndajnë në zonat më të ulta të atyre fushave.

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332