INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapja negociatave,Vasili: Edhe në 2016 u mor rekomandim pozitiv por….

Hapja negociatave,Vasili: Edhe në 2016 u mor rekomandim pozitiv por….

Publikuar më: 16:27 17-04-2018

Vetëm pak pasi KE rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ishte i pari politikan nga opozita i cili reagoi pas këtij lajmi.

Në një postim në rrjetin social FB Vasili shprehet se ky rekomandim nuk duhet të jetë një hap para dhe dy pas. Ai shton se në 2016 vendi ynë mori një rekomandim pozitiv por nga ai hap vendi ka bërë hapa mbrapa duke nënvizuar si probleme kapjen e drejtësisë, korrupsionin.

Postimi në FB

Rekomandimi pozitiv i KE te mos jete nje hap para dhe dy pas.

Rekomandimi pozitiv per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE duhet te mos jete kurrsesi nje hap para dhe dy hapa pas.

Shqiperia ka pasur nje moment historik ne nentor 2016 kur absolutisht per here te pare ne historine saj te procesit te integrimit europian ajo mori nje rekomandim pozitiv per hapjen e negociatave.
Por qe nga ai hap i pare pozitiv te tjera hapa shume te renda prapa beri Shqiperia sepse krimi i organizuar dhe trafiku i droges u shnderruan ne probleme kritike per vendin.

Arroganca,paaftesia,kapja e drejtesise dhe korrupsioni i qeverise jane premisa edhe me negative,qe rrezikojne qe pas ketij hapi perpara te prillit 2018,te behen hapa te tjere pas ashtu sic ndodhi me rekomandimin historik te nentorit 2016.

Ndaj cdo ekzaltim,trimfalizem apo keqperdorim i ketij rekomandimi do te zhyste vendin ne pasiguri te reja,instabilitet ekonomik dhe social edhe me te rende.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938