INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapsirat publike në Tiranë, policia nis spostimin e mjeteve të braktisura

Hapsirat publike në Tiranë, policia nis spostimin e mjeteve të braktisura

Publikuar më: 09:20 16-03-2018

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur sot aksionin në kryeqytet për spostimin e mjeteve të braktisura, me qëllim lirimin e hapsirave publike.

Deri më tani janë evidentuar 215 mjete në zona të ndryshme të Tiranës, dhe sjanë postuar 25 makina me shkelje.

Njoftimi i Plotë
Pas evidentimit të automjeteve që nisur nga gjendja e tyre dyshohet se janë të braktisura prej kohësh nga zotëruesit apo përdoruesit e tyre ose shfrytëzojnë hapësirën publike si treg shitje, si dhe pas njoftimeve të vendosura nga Policia mbi xhamat e këtyre mjeteve, Policia Rrugore në bashkëpunim me Policinë Bashkiake ka nisur fazën e spostimit të mjeteve që nuk kanë liruar hapësirën apo parkimet e zëna brenda afatit të caktuar nga njoftimet e Policisë.

Kontrolli i Policisë në lidhje me evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike është shtrirë në të gjithë territorin e kryeqytetit duke vlerësuar edhe ankesat apo informacionet e adresuara nga qytetarët në lidhje me këtë fenomen shqetësues në zonat e banimit të tyre.

Në funksion të këtij plani janë evidentuar dhe njoftuar rreth 215 mjete në zona të ndryshme të qytetit.

Si dhe janë spostuar 24 automjete të ndryshme për shkelje të parashikuara në nenin 157 të ligjit nr. 8378 datë 22.07.1998, i ndryshuar, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë.
Policia Rrugore do vijojë punën duke ushtruar kontroll në të gjithë territorin e Tiranës, për t'ju ardhur në ndihmë banorëve që kanë adresuar shqetësime përsa i përket kompetencave të Policisë Rrugore, si dhe për

të evidentuar dhe ndëshkuar çdo shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Article Logic
Execution time: 0.0022449493408203