INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj: Hapja e temës së kufijve e papranueshme, por nga 1 janari le të heqim...

Haradinaj: Hapja e temës së kufijve e papranueshme, por nga 1 janari le të heqim...

Publikuar më: 11:23 08-08-2018

Pas mbërritjes në Vlorë, kryeministri Ramush Haradinaj në një dalje për gazetarët ka folur për çështjen e shumë debatuar, korrigjimin e kufijve.

Haradinaj shprehet se ende vazhdon ti qëndroj deklaratës së djeshme, që kufijtë ndryshohen vetëm me luftë.

"Sot ndoshta duhet të jem më i kujdesshëm me prononcimin tim. Për fat të keq luftërat e Ballkanit kanë qenë të rrezikshme. Hapja e temës së kufijve është e papranueshme. Ajo që jam pro është që me 1 janar të heqim doganën mes Shqipërisë dhe Kosovës. Me qëllim po e devijoj pyetjen tuaj. Ajo është një retorikë. Ju e dini kufijtë nuk devijohen me fjalë. Nuk duhet të prekim kufijtë", deklaroi Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet sot ne qytetin e Vlorës dhe ka zhvilluar një vizitë në bashkinë e qytetit ku është pritur nga kryebashkiaku Dritan Leli.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666