INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj heq dorë nga platforma për Thaçin si kryenegociator

Haradinaj heq dorë nga platforma për Thaçin si kryenegociator

Publikuar më: 13:40 05-06-2018
Debati i paraparë për sot në Kuvendin e Kosovës rreth platformës për bisedimet me Serbinë e cila ngarkon Hashim Thaçin në rolin e kryenegociatorit është tërhequr sot nga rendi i ditës me kërkesë të Ramush Haradinajt. Ky veprim ka ndodhur një ditë pasi LDK u deklarua se nuk do ta japë votën e saj për këtë platformë.
 
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, në emër të Qeverisë ka parashtruar mocionin për tërheqjen e Platformës për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në emër të kryeministrit Ramush Haradinaj me mirëkuptim kërkoj të hiqet platforma për finalizimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e proceduar në Kuvend më 23 prill 2018, në mënyrë që t’i japim kohë ndërtimit të një konsenusi më të gjerë nacional dhe vazhdimit të konsultimeve të mëtutjeshme”, tha Reçica para deputetëve.
 
Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, theksoi se kjo është e drejtë e propozuesit. Ndërsa, deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, kërkoi largimin e projektligjit për liritë fetare nga rendi i ditës, pasi kanë nevojë për konsultime shtesë rreth këtij projektligji. Edhe mocioni i deputetit të Listës Serbe, për tërheqjen e projektligjit për liritë fetare nga rendi i ditës, u miratua me shumicë votash.
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036301612854004