INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj i kundërpërgjigjet Hahn: Taksa hiqet kur Serbia të njohë Kosovën

Haradinaj i kundërpërgjigjet Hahn: Taksa hiqet kur Serbia të njohë Kosovën

Publikuar më: 18:32 03-12-2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn. Kryefjalë e takimit mësohet se ka qënë taksa 100% e vënë për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Në një konferencë për shtyp pas takimit, Haradinaj është shprehur se i ka bërë me dije Komisionerit se taksa do të hiqet vetëm kur të njihet shteti i Kosovës.

“Ai kërkonte një zgjidhje për taksën, i thashë se zgjidhja ekziston vetëm pasi të na njohin si shtet. Më pas mund të bëjmë tregti të lirë. Taksa mund të anulohet në rastin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës, ndoshta na duket shumë larg kjo, por do të punojmë që të nënshkruajmë një marrëveshje gjithëpërfshirës” u shpreh Haradinaj gjatë konferencës për mediat.

Komisioneri Evropian për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn para arritjes në Kosovë, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe ka kërkuar që palët të dialogojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0018370151519775