INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj i ndalon vizitën Vuçiç në Drenicë: Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha

Haradinaj i ndalon vizitën Vuçiç në Drenicë: Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha

Publikuar më: 09:26 09-09-2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lajmëruar tërheqjen e vendimit për lejimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të vizituar Drenicën. Vendimi vjen pasi protestues të shumtë nga Drenica dhe Skënderaj bllokuan rrugën, duke mos lejuar kalimin e Vuçiçit për në fshatin Banjë. Ndërkohë mediat serbe informojnë se presidenti serb ka shkuar atje në rrugë dytësore.
"Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", shkruan Haradinaj në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672