INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj: Kërkesa e turpshme që kryeministrja serbe i bëri Ramës

Haradinaj: Kërkesa e turpshme që kryeministrja serbe i bëri Ramës

Publikuar më: 12:40 25-12-2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se tarifa e vendosur ndaj mallrave serbe është e drejtë dhe se Kosova në këtë mënyrë qeveria po mbron sigurinë kombëtare. Kreu i Qeverisë e ka konsideruar të turpshme kërkesën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“ Ju e shihni që kryeministrja e Serbisë po vazhdon me letra për qeveritë e ndryshme. Nuk i ka ardhur turp t’i dërgojë letër edhe Edi Ramës e të kërkojë tërheqjen e njohjes. Derisa Serbia ka këtë qasje, atëherë kuptohet shumë mirë se çfarë kemi vepruar ne”-tha Haradinaj.
Këto komente Hardinaj i bëri gjatë një aktiviteti në mbështetje të fëmijëve me autizm. Ai ka ripërsëritur qëndrimin se Prishtina nuk do të tërheqë tarifën e vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjës derisa të ndodhë njohja e Kosovës. Edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli u shpreh se mbështet Qeverinë për vazhdimin e masave, ndaj Serbisë. Reagimi i Pacollit erdhi pas deklaratës që Haradinaj bëri duke e konsideruar të turpshme kërkesën e Bërnabic. Por vendimi i marr nga qeveria e Kosovës është kritikuar nga BE. Zyrtarë të lartë të Bashkimit evropian i kanë bërë thirrje Prishtinës për të tërhequr vendimin . Ndërkohë Serbia ka vendosur të mos vazhdojë dialogun me Kosovën derisa të shfuqizohet kjo masë nga ana e autoriteteve në Prishtinë.

Article Logic
Execution time: 0.0018191337585449