INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj: KFOR dhe NATO i shërbyen paqes së vendit

Haradinaj: KFOR dhe NATO i shërbyen paqes së vendit

Publikuar më: 15:23 18-10-2018

Pas miratimit të Ushtrisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj nga Kuvendi falënderoi të gjithë pjesëtarët e KFOR-it dhe NATO-s, që i kanë shërbyer paqes në këtë shtet. Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova respekton dhe nderon sakrificën e burrave dhe grave dhe në veçanti të atyre që kanë humbur jetën duke shërbyer, prandaj shteti ynë gjithmonë do t’i përkujtojë ata si njerëz që kanë ndihmuar dhe që sot të jetohet në paqe.
“Kosova është një shtet, shoqëri multietnike, i kemi dallimet tona, jemi mësuar të jetojmë në diversitet dhe gjithashtu duke respektuar njëri-tjetrin. Duhet të jeni krenarë për atë që keni arritur si NATO, ashtu dhe KFOR-i në Kosovë dhe rajon”, tha Haradinaj.

Article Logic
Execution time: 0.0031740665435791