INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj: Lajmin e mirë për liberalizimin e vizave do ta marrim brenda këtij viti

Haradinaj: Lajmin e mirë për liberalizimin e vizave do ta marrim brenda këtij viti

Publikuar më: 12:41 29-10-2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë zërat se liberalizimi i vizave të Kosovës rrezikohet pasi 10 shtete kundërshtojnë heqjen e tyre. Haradinaj ka bërë të ditur se se lajmi i mirë për liberalizimin e vizave do të merret para vitit të ri. Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje të gjitha partive opozitare që të japin mesazhe pozitive për liberalizimin e vizave, pasi sipas tij nuk ka arsye për të qenë pesimist. Sipas tij, në fokus është anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL më datën 20 nëntor, ndërsa para ndërrimin të viteve Haradinaj tha se do të marrin një lajm të mirë për vizat. Kryeministri i bëri këto komente gjatë vizitës në komunën e Prishtinës, ku shtoi nuk ka shtet bllokuese por vetëm ka shtete që kërkojnë sqarime. Reagimi i tij vjen pasi mediet në Kosovë shkruan se një numër i madh i shteteve të Bashkimit Evropian po kundërshton procesin e liberalizimit të vizave në fazën e fundit. Sipas medieve edhe ministrja Dhurata Hoxha është shprehur se vendimi për heqjen e vizave mund të mos merret këtë vit. Por në këtë pikë kreu i qeverisë duket se nuk ndan të njëjtin qëndrim me ministren e Integrimit.

Article Logic
Execution time: 0.003615140914917