INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj: Ndarja e Kosovës është luftë. Ambasadori  Delawie: S’kam folur për çështje territoresh

Haradinaj: Ndarja e Kosovës është luftë. Ambasadori Delawie: S’kam folur për çështje territoresh

Publikuar më: 14:24 20-07-2018

Deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie se në Bruksel në dialogun mes Vuçiç e Thaçit mund të diskutohet dhe për ndarje territories, ka nxitur reagime të shumta në politikën kosovare, e sigurisht jo pozitive. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se ndarja e Kosovës është luftë dhe sipas tij deklarata e ambasadorit amerikan, Greg Delawie është interpretuar gabim nga mediat.
“Ç’thotë dikush është diçka tjetër, nuk mund ta ndal askush, unë e kam përsëritur dhe e përsëris ndarja është luftë, unë e di që askush nuk do luftë në Ballkan”, u shpreh ai.
Sipas tij deklarata e ambasadorit amerikan Greg Delawie është keqinterpretuar, pasi sipas tij ambasadori i SHBA-ve ka thënë se mund të flitet, por nuk ka thënë se ndarja e Kosovës është temë në dialogun në Bruksel.
“Mendoj që është interpretim i gabuar nga mediat deklarata e ambasadorit nga mediat, nga ne në Kosovë unë e di qëndrimin amerikan. Qëndrimi i parë pra pozita e parë e amerikanëve është që ata nuk imponohen në zgjidhje, por vetëm nëse palët dakordësohen. Pra askush nuk mund ta ndaloj dikë të flasë, pra ambasadori ka thënë mund të flitet por nuk ka thënë që është temë edhe amerikanët nuk kanë vija të kuqe, por amerikanët na kanë njohur pavarësinë e Kosovës me këtë Kushtetutë, me Këtë territor jemi sovran”, u shpreh Haradinaj.
Ndërkohë, Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky është një lajm i rremë.
“Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, ajo duhet të përpiqet të arrijë një lloj konsensusi mbi këto qëllime dhe kjo është ajo që unë po përqendrohem tani” ka shkruar Delawie në Twitter.

Article Logic
Execution time: 0.0033619403839111