INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj: Pajtimi me Serbinë s'nënkupton falje të krimeve

Haradinaj: Pajtimi me Serbinë s'nënkupton falje të krimeve

Publikuar më: 17:09 30-07-2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendin të Kosovës ka qënë pjesë e debatit për dialogun me Serbinë. Ai ka folur edhe për marrëveshjen përfundimtare, pajtimin, dhe çështjen e të zhdukurve.
Haradinaj tha se Qeveria që ai drejton është marrë intensivisht me kategoritë që meritojnë kujdes të veçantë, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së rasteve, jo gjithmonë është njoftuar opionioni. Haradinaj foli edhe për pajtimin me Serbinë, për të cilën tha se një gjë e tillë nuk nënkupton faljen e krimeve të kryera, por nënkupton vendosjen e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.
"Nga marrja e përgjegjësisë qeverisëse, jemi interesur për kategoritë që meritojnë kujdes të veçantë, njëkohësisht edhe për temën e të pagjeturve. Në të njëjtën kohë kemi punuar që kjo temë të avancohet edhe më tej. Pajtimi me Serbinë nuk është falje e krimeve, por është vendosje e marrëdhënieve bilaterale, dhe këtë do të ndihmojë edhe zgjidha e çështjes së të pagjeturve”, deklaroi Haradinaj. Haradinaj tha se çështja e të pagjetureve nga lufta e fundit në Kosovë nuk është formalisht në temat e dialogut të tashëm, mirëpo potencoi se kësaj çështjeje i është rikthyer rëndësia ka pasur gjithmon.

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498