INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj: Pas dy muajve hiqen vizat

Haradinaj: Pas dy muajve hiqen vizat

Publikuar më: 12:36 08-10-2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë një afat rekord për liberalizimin e vizave edhe pse janë shtuar zërat që thonë se vizat nuk liberalizohen para vitit 2020. Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj atyre që thonë se vizat nuk liberalizohen deri në fillim të vitit 2020. Haradinaj të hënën, pasi takoi shkrimtaren Helena Kadare, sipas gazetës Express, tha se deri në fund të këtij viti kosovarët do të mundë të lëvizin pa viza. Ndërkohë, Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për liberalizmin e vizave. Ndërsa, gjatë muajit shtator Parlamenti Evropian ka votuar pro lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës. Ndërsa në dhjetor të këtij viti pritet që Këshilli i Ministrave të japë vlerësimin mbi liberalizimin e vizave.

Article Logic
Execution time: 0.0025148391723633