INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj për akuzat e Serbisë: Lojë politike

Haradinaj për akuzat e Serbisë: Lojë politike

Publikuar më: 23:16 10-02-2017

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka quajtur akuzat e Serbisë ndaj tij lojë politike. Ai thotë se Kosova duhet të ketë reciprocitet me Serbinë për fletarrestime.

‘’Duhet të përdorim praktiken e reciprocitetit që e ka përdor Kroacia. Ata fletë-arreste, ne fletë-arreste. Vuçiçi është i kualifikuar për fletë-arrest. Daçiçi kualifikohet për fletë-arreste nga Kosova. Pse? Është pjesë e përbashkët e organizatës kriminale, e ka vërtetuar edhe Haga që i ka dënuar njerëzit e tij atje. Për mua është poshtërim që të përmendet emri im me përfaqësuesit e Serbisë. Nuk lejoj. Nuk e ka askush këtë mandat”, ka thënë Haradinaj për RTV21.

Article Logic
Execution time: 0.0032539367675781