INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj: Prekja e kufijve kthen tragjedinë

Haradinaj: Prekja e kufijve kthen tragjedinë

Publikuar më: 17:47 17-09-2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Pestë të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian. Para të pranishmëve, përfaqësues të Parlamentit Evropian, kryesuar nga Tonino Picula dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, kryeministri Haradinaj tha se është shumë me rëndësi të theksohet, se qytetarët e Kosovës, të të gjitha përkatësive etnike e fetare, e konsiderojnë veten evropianë, si dhe qëndrojnë dhe mbështesin integrimin evropian të vendit tonë.
“Në këtë fazë të hershme, kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në, përmes MSA-së, por besojmë se ky është vetëm fillimi dhe jemi të angazhuar për anëtarësim të plotë në BE. Me seriozitet e kemi marr agjendën, e cila është pjesë e programit qeveritar. E kemi integruar me prioritetet e marra nga MSA-ja, përmes planit të Agjendës së Reformave Evropian dhe mund të konfirmoj se në fund të tetorit do të përmbyllen prioritetet e para dhe do të vazhdojmë me fazën e dytë të Agjendës së Reformave Evropiane, së bashku”, tha kryeministri Haradinaj, duke u shprehur mirënjohës ndaj të gjithë përfaqësuesve të Parlamentit Evropian për votën e tyre pro heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Haradinaj shfaqi shpresën se në këtë dinamikë Kosova do të qëndrojë së bashku në trialogun ndërmjet Parlamentit, Komisionit dhe Këshillit.
“Ne i dimë detyrat tona. Fuqizimi i sundimit të ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe të qëndrojmë të fokusuar në planin tonë të punës dhe veprimeve këtu. Në këtë drejtim, mund të llogaritni në ne. Ne po punojmë në mënyrë substanciale në fushën e sundimit të ligjit, jo vetëm përmes lëndëve të shënjestruara, por përmes konsolidimit të sistemit të drejtësisë. Nuk duam të jemi vetëm konsumues të sigurisë”, tha kryeministri Haradinaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883