INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Haradinaj pritet të lirohet të Enjten, por nuk mund të kthehet në Kosovë [Video]

Publikuar më: 17:44 09-01-2017

Lideri i AAK, Ramush Haradinaj, mund të lirohet të enjten nga paraburgimi, ku ndodhet aktualisht. Kështu transmeton Koha.vision e cila i referohet deklaratës së avokatit të Haradinajt . Ai ka bërë të ditur se klienti i tij mund të lirohet me kusht të enjten, ditën kur edhe është caktuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij. Një vendim i tillë i Gjykatës i mundëson Haradinajt të jetë i lirë në Francë, por jo që të kthehet në Kosovë. Ndërkohë Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të martën në një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze. Analistët kosovare thonë se dhënia e ultimatumeve institucioneve franceze mund të rrezikojë marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e tjetra. Por kundërshtimet për arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze kanë vijuar. Kësaj radhe një grup i vetëquajtur Anonymous Albania i është drejtuar me një një mesazh Francës. Në një video të publikuar në YouTube, Anonymous Albania paralajmëron Francën se nëse Haradinaj ekstradohet drejt Beogradit, do ta paguajnë. Grupi i hakersave thekson se Franca përmes këtyre provokimeve po shkatërron dialogun mes Kosovës dhe BE dhe po nxit luftë në Ballkan.

Mesazhi i Anonymous Albania: 

“Drejtuar qeverisë franceze. Ne jemi Anonymous Albania. Jemi shumë të zhgënyer nga qëndrimi juaj në lidhje me arrestimin e Zotit Ramush Haradinaj, një nga heronjtë tanë. Ai ka kontribuar në çlirimin e Kosovës në 1998-ën. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë. Ju po prishni dialogun mes Kosovës dhe BE. Provokimet tuaja do të nxisin luftën në Ballkan. Ndaj mos luani me ne. Ju nuk duhet ta ekstradoni Haradinajn në Beograd, pasi do të jeni në luftë me ne dhe shqiptarët. Mos e harroni, lironi Zotin Haradinajn, ose do ta paguani këtë. Ne jemi Anonymous Albania. Ne nuk falim, ne nuk harrojmë. Na prisni!”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040581226348877