INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj thërret Kuvendin për seancë të jashtëzakonshme

Haradinaj thërret Kuvendin për seancë të jashtëzakonshme

Publikuar më: 16:49 06-03-2019

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë nesër një senacë të jashtëzakonshme, me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në këtë seancë pritet të diskutohet për platformën e Delegacionit shtetëror të Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Nesër kryeministri (Ramush Haradinaj) ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për platformën për detyrat dhe përgjegjësitë e Delegacionit shtetëror”, tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kreu i këtij institucioni, Kadri Veseli.
Delegacioni shtetëror, i cili bashkëkryesohet nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, në bashkëpunim me Presidencën dhe Kryeministrinë kanë hartuar një platformë, ku përcaktohen detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e këtij delegacioni, në përputhje me Ligjin për dialogun, i cili është në procedurë parlamentare.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i këtij procesi, kërkon që dy palët të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e cila veç tjerash, do t’u hapte rrugë drejt integrimeve evropiane të dyja shteteve.

Dialogu mes këtyre dy shteteve, aktualisht është bllokuar për shkak të taksës prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vënë në importet e Serbisë dhe Bosnjës.

Article Logic
Execution time: 0.0035371780395508