INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj thumbon Thaçin para Clinton, flet për territore e kufij

Haradinaj thumbon Thaçin para Clinton, flet për territore e kufij

Publikuar më: 12:10 12-06-2019

Kryeminstri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë ceremonisë së mbajtur për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, tha se populli është gati për pajtim me Serbinë.

Ai i bëri thirrje presidentit Vuçiç të njohë Kosovën në kufijtë e saj, ndërsa thumboi edhe Thaçin kur tha se brezave duhet t’u lëmë lirinë dhe respektin dhe jo luftën për territore e kufij.

Populli ynë guxon me u pajtu me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit serb dhe presidentit Vuçiç që ta njohë Kosovën si të pavarur në kufijtë e vet, që ne të fokusohemi më shumë në paqe, në punë dhe brezave t’u lëmë lirinë dhe respektin dhe jo luftën për territore dhe kufij”, tha Haradinaj.

Shkëmbimi i territoreve ka qenë një nismë e mbështetur fort nga Thaçi dhe Vuçiç, ndërsa SHBA ka deklaruar se “nuk ka vija të kuqe”.

Article Logic
Execution time: 0.004115104675293