INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Haradinaj zyrtarisht kryeministër i Kosovës. BE liston detyrat për qeverinë e re [VIDEO]

Publikuar më: 17:44 11-09-2017

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mori sot zyrtarisht, detyrën e kryeministrit të Kosovës. Detyrën ia dorëzoi pararendësi Isa Mustafa, i cili e udhëhoqi Qeverinë nga dhjetori i vitit 2014. Mustafa bashkë me stafin e tij ka pritur në Qeveri, kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinajn duke ia dorëzuar kështu detyrën edhe zyrtarisht. Ndërkohë  Zyra e BE-së në Kosovë tha se formimi i institucioneve në Kosovë, është një hap shumë i rëndësishëm, por qeveria e sapoformuar duhet të fillojë menjëherë të punojë për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme. Sipas BE duhet të punohet veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Sipas BE Kosova përballet me sfida të vështira, duke përfshirë korrupsionin dhe sundimin e dobët të ligjit, papunësi të lartë dhe performancë të dobët në sistemin arsimor. Ndërkohë mediat serbe shkruajnë se Hardinaj ka hequr dorë nga futja në programin qeveritar , të Ushtrisë së Kosovës dhe nga pronësia e Trepçës. Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriç deklaroi se Lista Serbe tashmë ka bërë hapin e parë dhe ka vepruar ashtu me qëllim që formimi i Ushtrisë së Kosovës të hiqet nga dokumenti i Qeverisë. “Haradinaj në këtë moment nuk po e përmend shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri”, ka thënë Gjuriç.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996