Gara për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Socialiste po vjen drejt fundit, ku ditën e sotme ishte beteja finale, e mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Dhe më 22 tetor anëtarët e forumit rinor socialist do të zgjedhin me votë mes pretendentëve kryetarin e ri. Mirëpo ashtu si çdo fushatë tjetër, edhe kjo nuk ka kaluar pa debate, batuta dhe lapsuse. Një ndër 8 kandidatët në një fjalim të tijin, është ndjerë me fat, pasi gjatë kësaj fushate kishte mundësinë të dilte e shihte gjithë Shqipërinë, dhe thotë se ka takuar të rinj shumë energjitikë. Lapsus i cili nuk i ka kaluar pa e vënë re, ish deputetit të Partisë Socialiste, Andis Harasani. Ky i fundit ka ironizuar këtë lapsus të kandidatit të FRESSH me një postim në Twitter dhe në Facebook.
Me siguri nuk ka gjë serioze me atë që e ka thënë, por thjesht ka nostalgji për “Energjitikën”, jo për ndonjë gjë, por më parë ka qenë drejtor i KESH.