Ohh la la! Justin Bieber definitivisht ka një afeksion të veçantë për modelet!
Këngëtari 23 vjeçar ka qenë në Australi për turin e tij muzikor, por ai gjeti pak kohë për të bërë qejf në ujë. Justin organizoi një party në një jaht lukson me 12 modele të cilat i ka zgjedhur vetë ai. Përpara se vajzat bukuroshe të hipnin në bordin e jahtit, duket të përmbushnin disa kërkesa fillimisht.
Ato duhet të dorëzonin telefonat e tyre, të nënshkruanin një marrëveshje moszbulimi dhe të ishin modele. Party zgjati rreth 3 orë, dhe më pas këngëtari kanadez u kthye i vetëm në hotel për të marrë një sy gjumë.