Pas një një zhurme të madhe parlamentare më në fund zgjidhet zyrtarisht kryeministri ri i Kosovës.
Haredinaj e mori detyrën në një ceremoni soleme nga ish-kryeministri Isa Mustafa. Takimi i parë i Haredinaj ishte me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie, ku shkëmbyen fjalë diplomatike në të mirë të Kosovës si dhe një plan për mbarëvajtjen e qeverisë.
Kalimi i postit nga ish-kryeministri tek kryeministri i sapozgjedhur, u bë në mënyrë miqësore dhe me takime duarsh. Gjithashtu Mustafa i dorëzoi një përmbledhje të punës së kabinetit të tij.