Kim Kardashian dhe Kanye West kanë pushtuar kopertinën e Harper’s Bazar me një puthje pasionante.
Një puthje që ka vazhduar me një super set fotosh, të publikuara në faqet e brendshme të revistës. Sigurisht duke njohur natyrën e Kim dhe talentin e saj në të bërin 'selfie', një pjesë e mirë e pozave të shkrepura të çiftit lidheshin me këtë të fundit. Ajo që bën habi është fakti se këtë herë si editorët e revistës prestigjoze, ashtu edhe brunia bukuroshe, kanë vendosur të qëndrojnë larg nuditetit duke e shfaqur Kim më të veshur se kurrë. Siç duket të pozuarit përkrah bashkëshortit të saj Kanye West e ka bërë Kim Kardashian të marrë disi më seriozisht imazhin prej një gruaje të martuar dhe nënë e dy fëmijëve...ndonëse gjithmonë ikonë mode!