INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harresa nuk është diçka e keqe, është thjesht një veçori e trurit

Harresa nuk është diçka e keqe, është thjesht një veçori e trurit

Publikuar më: 09:26 25-06-2017

Memoria mund të jetë një gjë teper argetuese.

Ajo mbledh detajet minutë pas minute nga ngjarjet e fëmijërisë, por kur na duhet te dime se ku i kemi lënë lënë çelësat tona, ndonjehere na duhet te rrotullohemi neper te gjithe shtepine.

Ka disa lloje të kujtimeve, dhe truri ka një mënyrë unike per të harruar çdo lloj te tyre. Psikologët kanë klasifikuar mënyra të ndryshme me të cilat ne harrojmë, dhe biologët kanë studiuar mekanizmat e harreses në nivel qelizor.

Ata kanë zbuluar se harresa është normale, dhe në të vërtetë jetike për mënyres se si punon truri. Më poshte është një vështrim mbi faktet e çuditshme nga Live Science, se si njerëzit i harrojnë gjërat.

Si e shkatërron kujtesën nje dere ku kalojme

Në një dështim i përbashkët por misterioz afatshkurtër i kujtesës, ndodh kur njerëzit e gjejnë veten në një dhomë, pa kujtuar pse ata përfunduan atje. Hulumtuesit thonë se, në këto rrethana, porta mund të jetë për t'u fajësuar. Akti i te ecures përmes një porte mund të lërë të kuptohet në tru që një skenë e re ka filluar dhe se duhet qe te largohet kujtimi i mëparshm, duke shkaktuar gabime të çuditshme ne memorie .

"Hyrja ose dalja përmes një porte shërben si një 'kufi ngjarjeje' në mendje, e cila i ndan episodet e aktivitetit dhe i çon ato larg," tha për Gabriel Radvansky, një psikolog në Universitetin e Notre Dame në një intervistë për live Science ne vitin 2011. "Duke kujtuar vendimin apo aktivitet që janë bërë në një dhomë tjetër, është e vështirë, sepse ajo ka qenë e fragmentuar."

Por gjithsesi, kufijte mendore te ngjarjeve janë të dobishme, sepse ato na ndihmojnë të organizojmë afatet tona mendore dhe jo vetëm aty ku i mbajme mend, por kur ka ndodhur një ngjarje e veçantë.

Aktivitetet e fshirjes-se-memories

Edhe pse të rralla, aktivitete të caktuara mund të rezultojnë në një humbje të kujtesës dhe mjegullim të përkohshëm të trurit, e quajtur amnezi kalimtare globale. Për shembull, seksi është raportuar se shkakton këtë problem të kujtesës, me pacientët qe harrojne ditë te kaluara apo edhe më shumë, dhe kane vështirësi ne formimin e kujtimeve të reja.

Njerëzit me amnezi kalimtare globale nuk vuajnë nga efekte serioze anësore, dhe problemet e kujtesës zakonisht zhduken në disa orë. Por nuk është e qartë se si ndodh kjo, dhe skanimet e trurit të pacientëve që kanë pasur këtë lloj të amnezie nuk tregojnë shenja të dëmtimit të trurit, ose shenja te tjera.

Kujtimet vazhdojnë të jenë aty edhe pse ne nuk mund t'i thërrasim.

Mund që këngët e harruara vazhdojnë të jetojnë brenda kokave tona, pa e ditur?

Në një raport i vitit 2013 të një rasti të çuditshëm në revistën Frontiers in Neurology, shkencëtarët përshkruan një grua që kishte halucinacione muzikore të këngës që ajo nuk e ka njohur, por të tjerët e njohen ate.

"Me sa dimë ne, ky është raporti i parë i hallucinationeve muzikore të këngëve jo të njohura që janë të njohura nga të tjerët në mjedisin e pacientit", - ka shkruar hulumtuesit.

Shkencëtarët thanë se gruaja ka gjasa te kishte njohur këngën në një pikë ta caktuar, por e harroi atë. Rasti ngre pyetjen se çfarë ndodh me kujtimet e harruara, thanë ata, dhe sugjeron se kujtimet mund të ruhen në një formë në tru që i bën ato të arritshme, dhe kjo eshte ende e panjohur.

Është e mundur që gruaja te kishte ruajtjen e fragmentuar të kujtimeve muzikore, me pjesë kyçe të atyre kujtimeve të humbura. Si rezultat, ajo nuk do të mund t'i njohte ato kujtime, - thanë studiuesit.

Truri mund të programohet për të harruar fillimet

Kujtimet tona më të hershme të fëmijërisë zbehen, dhe nuk ka një arsye për këtë, thonë hulumtuesit. Më shpesh, njerëzit nuk i kujtojnë kujtimet nga vitet e tyre më të hershme të jetës, zakonisht para moshës 3 ose 4. Kjo quhet amnezi infantile.

Shkencëtarët më parë mendonin se kujtimet e hershme ishin atje, por fëmijët vetë nuk kanë aftësitë gjuhësore ta shprehin atë me fjalë.

Megjithatë, kërkimet e fundit tregojnë se fëmijët i bëjnë kujtimet gjatë viteve të tyre të hershme, por pastaj harrojnë përmes mekanizmave të qëllimshme. Një shpjegim i mundshëm për këtë është se truri është në zhvillim, ndërsa kemi rritje eksponenciale dhe qelizat e gjeneruara, fshijnë kujtimet e ruajtura.

Lëndime të trurit mund të shkaktojnë harresën

Është e mundur për të humbur kujtimet e para edhe ato që kanë një shans për t'u ruajtur, për shkak të lëndimeve në strukturat e trurit që janë të përfshirë në mënyrë specifike në trajtimin e formimit të kujtesës, mirëmbajtjen dhe risjelljen e tyre. Dëmtimi në këto zona mund të rezultojë në forma kureshtare të amnezisë.

Në një nga rastet më të studiuara të amnezisë së tillë, pacienti ka humbur aftësinë për të formuar ndonjë kujtim të ri pasi një pjesë e trurit të tij, në hippocampus, u hoq gjatë një operacioni për të trajtuar epilepsinë e tij.

Një rast tjetër i famshëm regjistron historinë e një pacienti, i cili kishte një fat të ngjashëm pasi ai pati një inflamacion të trurit të shkaktuar nga një virus.

Article Logic
Execution time: 0.0051980018615723