INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni plazhin! Moti këtë fundjavë s’do na gëzojë...

Harrojeni plazhin! Moti këtë fundjavë s’do na gëzojë...

Publikuar më: 08:44 04-05-2018

Ditë me mot të nxehtë u larguan! Këtë fundjavë lajmet s’janë aspak të mira të paktën për ata, që dashurojnë plazhin. Edhe pse temperaturat nuk do ulen shumë, shiut do t’i pengojnë, pasi janë parashikuar rreshje në të gjithë vendin. Ato madje në disa zona sipas sinpotikanëve do të jenë dhe në formën e rrebesheve. Po s’do të mungojë as breshëri. Ndërsa era pritet të jetë shumë e fortë në bregdet kështu mund të rrezikohen udhëtarët që lëvizin me traget. Sinoptikanët kanë dhe një shpjegim për këto ndryshime kaq të shpeshta të motit.
Ata sqarojnë se kur ka episode ektreme, priten ndryshime të shpeshta të motit. Rast konkret është muaji prill. Temperaturat ishin më të larta se mesatarja mujore dhe për pasojë këto ditë të para të majit moti ka bërë kthesë, pasi nisën shirat dhe era e fortë në zonat e ulta të vendit.
Ndaj këtë fundjavë ju këshillojmë të qëndroni më shumë para televizorit. Ndërsa nga e hëna do të kthehet normaliteti, shiu do të largohet dhe moti do të përmirësohet.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055