INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni barkun e sheshtë nëse veproni kështu

Harrojeni barkun e sheshtë nëse veproni kështu

Publikuar më: 12:34 17-05-2017

Imagjinojeni sa e keqe mund të jetë dita kur pas muajsh të tërë përpjekjesh për të patur të patur trupin që keni ëndërruar gjithmonë, ju shihni barkun dhe kuptoni se e gjitha ka qenë një gënjeshtër.


Orët e zgjatura në palestër, ajo ëmbëlsira që s'e hëngrëm kurrë, duket se nuk paskan patur asnjë vlerë. Por mos u demoralizoni, na lejoni t’ju themi se problemi qendron diku tjetër. Ekzistojnë disa “vese”, të cilat ne i bëjmë në përditshmërinë tonë dhe për aq kohë sa nuk heqim dorë, nuk do të kemi kurrë një bark të sheshtë.

1- Akumuloni shumë stres

Niveli i stresit është i lidhur me stomakun dhe kjo ndikon në konsumimin e me shumë kalorive të cilat më pas përkthehen në një bark të fryrë. Nëse ju po përpiqeni të humbisni peshë duke ngrënë ushqime të shëndetshme, por njëkohësisht jeni të stresuar, do të vëreni se peshën do ta humbisni kudo përveçse zonës së barkut. Ajo që fillimisht duhet të bëni është të menaxhoni situatat tuaja të stresit.

2-Bëni ushtrimet e gabuara

Ideja e të ushtruarit pafund, nuk është dhe aq e mirë. Ndodh që nga dëshira për të pasur një trup sa më të tonifikuar, shpesh herë përfundon duke u kthyer në muskuj dhe në zona ku nuk i preferojmë. Ajo që duhet të bëni për të patur një bark të sheshtë, janë ushtrimet që lidhen me atë zonë.

3-Hani ushqime të shpejta

Nëse jeni i dhënë pas ëmbëlsirave, ushqimeve të shpejta apo atyre të ngrira, barku i fryrë do të jetë gjithmonë aty.

4-Ndoshta është thjesht një fiksim

Ndodh shpesh të dëgjojmë vajzat tek ankohen për barkun e shëndoshë që nuk e kanë. Ndoshta është thjesht veshja e gabuar apo fryrje e zakonshme para ciklit menstrual. Nëse ndodh që ndiheni të fryra pa shkak për një kohë të gjatë, një vizitë tek mjeku do të ishte gjëja më e mirë.

5-Nuk merrni proteinat e duhura

Proteinat janë thelbësore për të patur një bark të sheshtë dhe studimet e kanë vërtetuar këtë. Femrat të cilat mbajnë një dietë të pasur me proteina, e kanë shumë të thjeshtë të heqin kilet e tepërta në krahasim me ato që i përdorin më pak.

Article Logic
Execution time: 0.0041899681091309