INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni Feron me GANG GANG! Me 'Ride or Die' shfaqet më romantik së kurrë dhe këto pamje me Arbenitën nuk duhen humbur! [VIDEO]

Harrojeni Feron me GANG GANG! Me 'Ride or Die' shfaqet më romantik së kurrë dhe këto pamje me Arbenitën nuk duhen humbur! [VIDEO]

Publikuar më: 18:11 09-06-2019

Fero është një nga reperet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Edhe pse një artist i ri, muzika e tij pëlqen shumë nga publiku, sidomos nga adoleshentët. Përveç muzikës, në qendër të vëmendjes ka qenë dhe jeta e tij private, kjo për shkak të lidhjes së tij me modelen shqiptare Arbenita Ismajli.

Së fundmi, dyshja paralajmëroi bashkëpunimin e tyre të parë në një projekt që quhet ‘Ride or Die’, ku Arbenita do të ishte protagonistja e videoklipit. Kënga është publikuar vetëm pak minuta më parë dhe pamjet nuk duhen humbur.

Shumicën e kohës, kamera fokusohet tek Arbenita dhe format e saj, por në disa çaste, shfaqen dhe Fero pranë saj, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime. Videoklipi është realizuar në një ishull të Greqisë dhe pamjet pranë bregdetit përshtaten në mënyrë perfekte me ritmin veror të këngës. 

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279