Me siguri e keni parë të gjithë kërcimin që është kthyer në trend nga Drake, pikërisht atë të “In my feelings”. Shumë personazhe të famshëm kanë publikuar video duke realizuar këtë kërcim, por tashmë ka dalë një tjetër trend dhe është më i rrezikshëm.
Trendi i ri quhet “Zoom” dhe adoleshentët për këtë trend janë frymëzuar nga reperi me famë botërore Lil Yachty. Në këngët e tij të fundit të titulluar “Mickey”, ai këndon fjalët “Trappin’ out the back street, runnin’ thru the pack like a track meet ZOOM.” Adoleshentët dhe fëmijët kanë vendosur që nën tingujt e këngës në sfond, të bëjnë videot e tyre dhe t’i ngarkojnë në rrjetet sociale. Kur Lil Yachty thotë Zoom, dikush i tërheq ata nga këmbët duke i përplasur kokën në dysheme dhe duke i lënë me dhimbje dhe shenja.
Mjekja Jennifer Wider, ka dhënë alarmin për të mos i lejuar fëmijët ta praktikojnë këtë trend, sepse ata mund të marrin dëmtime serioze në kokë dhe në qafë.