INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni jetën e natës dhe schiuma party! Drejtoresha e Turizmit: Ja si do të bëhet plazhi këtë verë

Harrojeni jetën e natës dhe schiuma party! Drejtoresha e Turizmit: Ja si do të bëhet plazhi këtë verë

Publikuar më: 19:27 28-05-2020

Kjo verë do të jetë krejtësisht ndryshe dhe si asnjëherë më parë.

Nëse më herët ishim mësuar me jetë nate dhe sidomos schiuma party, këto do të na duhet t’i harrojmë këtë verë.


Drejtoresha e mjedisit dhe turizmit, Rovena Moçka në një intervistë për “Report Tv” ka dhënë pikërisht këto detaje.

Ajo tha se nuk do të lejohen aktivitete që shkaktojnë grumbullime dhe që nuk ruajnë distancën fizike.

“Aktivitetet me schiuma party, festa në lokale nate që nuk mundësojnë distancim fizik dhe qasjen e higjienës nuk do të zhvillohen në këtë fazë. Ajo që do të shohim në vijimësi si të mund të zhvillojmë aktivitete të ndryshme nga aktivitete masive që janë zhvilluar në të kaluarën duke qenë se janë të pamundshme në këtë periudhë pandemie. të gjitha aktivitete do jenë duke siguruar higjienën dhe distancën”, tha Moçka.


Githashtu ajo tha se çadra në plazh do të ketë vetëm në ato hotelerie që kanë aplikuar dhe ndodhen në vijën bregdetare të plazhit.

Ndërsa pjesa tjetër do të jetë plazh publik, ku ende është e paqartë se si do të vendosen çadrat dhe si do të ruhet distanca mes pushuesve.

“2020 nuk ishte një vit i zakonshëm, por duhet të qasemi me rregulla të reja. Të duhet të fillojmë të adoptohemi me kushtet e reja edhe në marrjen e shërbimet turistike. Ajo që ka ndryshuar është mënyra si duhet të menaxhojmë plazhin edhe atë publik. Duke qenë se do të kemi një armatë më të madhe të monitorimit të masave dhe njerëzve ka ndryshuar edhe mënyra se si do të jepen stacionet e plazhit ku prioritet kanë strukturat e qëndrueshme, ato hoteliere. Një shërbim i kontrolluar janë për hoteleritë në vijën e parë të plazhit, pasi këto struktura janë më të kontrolluara dhe më të monitoruara. E gjithë kjo procedurë por dhe e vendosjes së rregullave për operatorët turistikë do të ndiqen nga komiteti i menaxhimit dhe mbarëvajtjes së sezonit turistik”, tha Moçka.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se të gjitha shërbimet e ofruara do të vijnë nga një personel i pajisur mirë me maska e doreza, ku hoteleritë dhe restorantet do të jenë nën monitorim të rreptë për të ofruar një higjienë maksimale.

“Masat dhe dorezat janë të rekomanduar deri tani për personelin që ofrojnë shërbimet dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit. ajo është e rekomanduar në deri në ditët e sotme, por do të shohim në vijimësi të situatës”, u shpreh Moçka.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111