Një fundjavë e bukur ka rezultuar kjo që kaloi për Drake, albumi "Views" i të cilit është ngjitur në vend të parë në Billboard 200.
Kjo falë 850 mijë kopjeve të shitura të albumit, në vetëm një javë nga publikimi. Në këtë mënyrë reperi 29-vjeçar me origjinë kanadeze, numëron aktualisht albumin e tij të gjashtë që debuton menjëherë në krye të Billboard, pas atyre "What A Time To Be Alive" të vitit 2015-të, "If You Are Reading This It's Too Late", "Nothing Was The Same", "Take Care" dhe "Thank Me Later". Ndërkohë albumi ka thyer gjithashtu një tjetër rekord duke qenë se është dëgjuar online mbi. 245.1 milionë herë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ia kaluar kështu edhe albumit "Purpose" të Justin Bieber!