Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Luana Vjollca rikthehet në tregun muzikor shqiptar për këtë sezon veror me këngën e saj të dytë. “Vetëm ti” mban titullin kënga, në të cilën Luana i kërkon llogari djaloshit për dashurinë e humbur.
Luana i qëndron besnike Kosovës, për të realizuar klipin. “Vetëm ti” është xhiruar në lagjen e njohur si “Çarshia e Vjetër” në Gjakovë. Ajo shfaqet tejet lozonjare dhe rrëzëllitëse në videoklipin e “Vetëm ti”.
Përpos publikimit të klipit, Luana postoi sot edhe disa foto nga koncerti në Ulqin ku shfaqej e veshur me një fustan të shkurtër dhe e gjithë vëmendja ishte tek ajo. Por nuk vutë re se Luana shfaqet zbathur në koncert, veprim që pak këngëtare e bëjnë.
Ndërkohë edhe në klip Luana shfaqet zbathur dhe për këtë shkruan: ""Aq shume e kam shijuar sa vendosa te dal kembezbathur".