E kemi dëgjuar në çdo ambient të mundshëm e me siguri do vazhdojmë ta dëgjojmë. Cricket dhe Numen sollën para pak javësh versionin “remake” të këngë së vjetër të Shyhrete Belhulit “Ende e dua” (kthema kohën), e ky projekt rezultoi shumë i suksesshëm pasi numëron mbi 12 milionë klikime.
Mirëpo duke marrë parasysh suksesin e këtij remix-i, Cricket ka vendosur ta rikrijojë një tjetër këngë të njohur shqipe.
Bëhet fjalë për “Elita 5” dhe hitin “Më fal” që është publikuar mbrëmjen e djeshme dhe me siguri do jetë po aq e suksesshme sa “Kthema kohën”.